Forcat ukrainase kanë rimarrë dy qytete në rajonin jugor të Khersonit Davydiv Brid dhe Velyka Oleksandrivka, konfirmoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Forcat ushtarake ukrainase u zhvendosën gjithashtu drejt Luhanskut të kontrolluar nga Rusia në lindje. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh se ka disa venbanime të reja të çliruaran ë disa rajone.
Ai shtoi se luftimet e ashpra vazhdojnë në shumë zona, mirëpo nuk dha më tepër detaje. Ndërkohë mësohet se trupat ukrainase janë duke përparuar drejt Detit të Zi.