Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Putin paralajmëron SHBA: Moska do të ndërtojë raketa të reja bërthamore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus Vladimir Putin, pasi SHBA doli zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, paralajmëroi këtë të fundit se Moska do të ndërtojë raketa të reja bërthamore.

Putin deklaroi se Rusia do të ndërtojë raketa të reja bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, në rast se SHBA do të bëjë të njëjtën gjë pas daljes nga traktati.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën të premten e kaluar zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, pas arritjes në përfundimin se Moska po e shkelte traktatin. Kremlini nga ana tjetër i mohoi akuzat e SHBA për shkelje të traktatit historik.

Presidenti rus gjatë një takimi me Këshillin e Sigurisë theksoi se është e rëndësishme që Moska dhe Washingtoni të rifillojnë sërish bisedimet për kontrollin e armëve.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img