Hapësire reklamuese

Bota

Putin “ngre në këmbë” botën, vijnë reagimet e para: Duhet të marrim seriozisht kërcënimet e tij

Shkruar nga Newsbomb
Putin “ngre në këmbë” botën, vijnë reagimet

Pas deklaratave të forta të presidentit rus Vladimir Putin, i cili u shpreh se është i gatshëm të përdorë të gjithë arsnalin ushtarak si dhe pas mobilizimt të 300.000 trupave, kanë ardhur dhe reagimet e para nga Perëndimi.

Ka qenë ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan, e cila tha se kërcënimet e tij duhet të merren seriozisht.

“Është e qartë se është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk e kemi kontrollin. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha ajo.

Gjithashtu edhe ministri i Ekonomisë në Gjermani reagoi duke thënë se bëhet fjalë për një lëvizje të keqe nga ana e liderit rus dhe për një zhvillim aspak të mirë.

Kurse, ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink,  e ka cilësuar njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin si një shenjë dështimi, teksa u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rezistencën e Ukrainës ndaj agresionit rus.

“Referendumet e rreme dhe mobilizimi janë shenja dobësie, dështimi rus”, shkroi në Tëitter ambasadorja Bridget A. Brink, vetëm pak minuta pasi kishte filluar transmetimi i fjalimit të liderit rus.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë pretendimin e Rusisë për territorin e supozuar të ushtruar nga Ukraina dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shtoi Brink.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese