Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Putin nënshkruan ligjin e ri: Kompanitë e huaja IT duhet të krijojnë degë në Rusi, ose do të penalizohen rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Putin nënshkruan ligjin e ri: Kompanitë e huaja IT duhet të

Presidenti rus Vldimir Putin ka nënshkruar ditën e sotme ligjin që i detyron kompanitë e huaja IT të krijojnë degë edhe ën Rusi, ose në të kudnërt do të gjobiten rëndë.

Sipas ligjit, kompanitë IT me një audiencë ditore prej të paku 500,000 njerëzish, duhet të krijojnë degë të plota në Rusi, të cilat do të jenë përgjegjëse nëse shkelet legjislacioni rus.

Në vitin 2019, Rusia ka miratuar edhe një ligj për “sovranitetin në internet” që u jep zyrtarëve kompetenca të gjera për të kufizuar trafikun në internet.

Në janar dhe fillim të shkurtit, platforma të tilla si Facebook, YouTube dhe TikTok kanë luajtur rol të madh në promovimin e disa tubimeve masive anti-qeveritare në Moskë dhe gjetkë në Rusi.

Moska ka paralajmëruar vazhdimisht se është e gatshme të përdorë ligjin për “sovranitetin në internet” nëse trazirat arrijnë një shkallë serioze.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll