Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Putin kërkon ushtarë, rusi ngre alarmin: Përdorim tampon për të ndaluar hemoragjinë, edhe fashat i siguruam vetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pavarësisht propagandës së liderit rus, Vladimir Putin, forcat ushtarake ruse ndodhen në gjendje të mjeruar. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë realitetin e vështirë të rekrutimeve dhe gjendjes së mjeruar të trupave ruse.

Një ushtarak rus shprehet se gjërat minimale duhet t’i sigurojë vetë dhe se shteti i ka braktisur. Ai zbulon se janë detyruar të marrin tamponë për plagë nga gratë, për të ndalur hemoragjinë në rast se plagosen nga plumbat e luftës.

“Duhet t’i sillni vetë djema, në ju japim uniformat, armët dhe gjerat e tjera të ushtrisë. Nuk kemi asgjë tjetër për ju këtu. I kemi pajisur njerëzit me çfarë na janë gjendur, edhe për mjekimet peroksidi i hidrogjenit duhet patjetër, fashat për ndaljen e gjakut duhen, nuk kam mjaftueshëm për ju, mbajini në makinë, mos qeshni djema, por kërkoni lines nga gratë, motrat.

Merrni nga ato të lirat. E dini çfarë funksioni kanë tamponët? Ua fusim aty ku keni plagën, ndalojmë hemorragjinë, kujdesuni për veten aty, ju lutem, merrni borxh para nga të afërmit, do ju duhen”, thotë ushtaraku rus.

Në video të tjera zbulohet sesi ushtarët rusë detyrohen të flenë në stola sepse kazermat e tyre nuk asnjë kusht, aq më tepër dyshek. Frika e rusëve është se nuk dinë si të përballen me forcat ukrainase, të cilat nga dita në ditë po përgatitet për t’i rezistuar sulmeve.

Thirrja e Putinit për mobilizim “të pjesshëm” u pasua me protesta në shumë qytete ruse por edhe me largime nga vendi, ndërsa gjithnjë e më shumë po besojnë se ky vendim është një veprim i dëshpëruar i presidentit rus dhe një përpjekje për të rivendosur ekuilibrin në fushën e betejës në Ukrainë.

Më shumë




spot_img








spot_img