Presidenti Vladimir Putin është shprehur se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por se zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në territorin e tyre do të kërkonte një reagim nga Moska.
Duke folur për zgjerimin e NATO-s në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Rusia, Putin tha se është një problem për Rusinë, teksa shtoi se zgjerimi i NATO-s është në interest ë SHBA-së.
Presidenti gjithashtu tha se Rusia duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe atyre që ai thotë se janë planet e NATO-s për të rritur ndikimin e saj global.