Një tjetër kolonel i presidentit rus Vladimir Putin është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.
Koloneli Vitaly Slabtsov, 43 vjeç u vra gjatë një operacioni special në Donbas, megjithëse nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me vdekjen e tij. Slabstov është figura më e fundit ushtarake ruse e profilit të lartë që është vrarë.
Të paktën tetë kolonelë të tjerë rusë besohet se janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë.
Funerali i Slabtsov u mbajt në Ryazan në Rusinë qendrore, shtëpia e parashutistëve rusë. Trupi i tij u vendos në një arkivol të mbyllur, gjë që tregon se ai kishte pësuar dëmtime të mëdha në fytyrë dhe trup gjatë bombardimeve.