Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Putin-Hollande: Të luftojmë armikun e përbashkët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

72c6c770162c1fb9624d546d8e0d82b9

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbutuar qendrimin e tij lidhur me koalicionin e përbashkët ndërkombëtar kundër ISIS gjatë takimit që zhvilloi sot (26.11) në Kremlin me presidentin e Francës, François Hollande.

“Të luftojmë armikun e përbashkët”, me këto fjalë i është përgjigjur Putin kërkesës së Parisit për të bashkëpunuar kundër ISIS në Siri.

Të dyja palët kanë rënë dakort për të shkëmbyer informacione lidhur me grupin terrorist, por edhe për të tjera organizata që veprojnë në Siri.

“Ne kemi rënë dakort dhe kjo është e rëndësishme që të godasim vetëm terroristët dhe ISIS dhe jo forcat që luftojnë terrorizmin. Do të shkëmbejmë informacione për ata që duhen goditur”, ka deklaruar Hollande pas takimit me presidentin rus.

Ndërsa Putin nga ana e tij është shprehur: “E gjithë kjo situatë nga detyron që të bashkohemi kundër armikut të përbashkët. Ne e shohim se ju po i kushtoni një rëndësi të madhe krijimit të një koalicioni anti-terrorist. Ju e dini pozicionin tonë dhe ne jemi gati të nisim punën. Për më tepër, besojmë se është e rëndëishme që qendrimet tona janë të njejta në këtë pikë.”

Lexo edhe: Erdogan i telefonon Putin por ai nuk i përgjigjet: Nuk e dinim që avioni ishte rus

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img