Hapësire reklamuese

Bota

Putin heq dorë nga lufta në Ukrainë? Kremlini: Jemi të gatshëm të lejojmë anëtarësimin e saj në BE, por me një kusht

Shkruar nga Newsbomb
Putin heq dorë nga lufta në Ukrainë? Kremlini: Jemi të

Prej më shumë se një muaj Rusia dhe Ukraina po luftojnë “dhëmb për dhëmb”, ndërkohë gjithashtu po përpiqen që një prej mënyrave për t’i dhënë fund luftës është ajo, diplomatike.

Sipas mediave të huaja, pas një sërë bisedimesh Rusia si duket po zvogëlon synimet e saj në konflikt dhe një raport i publikuar këtë mëngjes ka bërë me dije se rusët janëtë gatshëm të bëjnë dy lëshime kryesore.

Burime pranë negociatorëve rusë i kanë thënë gazetës së Kremlinit se janë të gatshëm që të lejojnë Kievin t’i bashkohet Bashkimit Evropian, nëse ata heqin dorë nga përpjekjet për tu anëtartësuar në NATO.

Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Këto informacione kanë ardhur teksa Ukraina dhe Rusia po përgatiten që ditën e sotme të zhvillojnë bisedimet në Turqi.

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për një armëpushim.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.