Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Putin flet për sigurinë e vaksinës ruse “Sputnik V”: E besueshme po aq sa kallashnikovi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus Vladimir Putin foli për sigurinë e vaksinës “Sputnik V”, duke u shprehur se është po aq e besueshme sa kallashnikovi.

Putini e bëri këtë deklaratë në një video konferencë me Zëvendës Kryeministrin e vendit Tatiana Golikova, lidhur me situatën e koronavirusit në Rusi.

“Vaksinat ruse janë shumë moderne dhe pa dyshim më të besueshmet dhe më të sigurtat sot”.

Ai tha se vaksinat ruse janë më të besueshme dhe të më të sigurta, pasi bazohen në teknologji të provuar që është gjithashtu moderne dhe e sigurt.

“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me “Sputnik Light” që është përgatitur për regjistrim, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh. Janë më të besueshmet e të sigurta. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kallashnikov. Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Unë mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si një pushkë kallashnikovi”, u shpreh Putin gjatë konferencës.

Ndërkohë më herët, Rusia autorizoi përdorimin e vaksinës anti-Covid, “Sputnik Light”, e cila do të merret vetëm në një doze dhe është 79 % efektive.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img