Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Putin e siguroi për efikasitetin e “Sputnik V”, Angela Merkel: Vaksinën ruse e pranojmë nëse miratohet nga EMA

Shkruar nga Newsbomb
Putin e siguroi për efikasitetin e “Sputnik V”, Angela Merkel:
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka hapur rrugën ëprdorimit të vaksinës ruse “Sputnik V”, nëse ajo pranohet nga Agjencia Europiane e Barnave.

Merkel u shpreh se në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ai e kishte siguruar për efikasitetin e vaksinës.

“Kushdo që aplikon në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për miratim është i mirëpritur. Unë bisedova me Presidentin rus pikërisht për këtë. Ne shënuam të dhënat e mira për vaksinën ruse. Çdo vaksinë është e mirëpritur në Bashkimin Evropian, por vetëm ato që sjellin të dhënat e nevojshme nga EMA do të aprovohen”, tha Merkel.

Vaksina e Sputnik V konsiderohet me efikasitet 91%, ndërsa deri më tani është aprovuar në 16 shtete.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll