Hapësire reklamuese

Politikë

“Putin e kishte gabim”, Yuri Kim: S’kemi për të harruar përdhunimet, rrëmbimet dhe pamjet e qyteteve të shkatërruara në Ukrainë nga Rusia

Shkruar nga Newsbomb
“Putin e kishte gabim”, Yuri Kim: S’kemi për të

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka manifestuar këtë të enjte në mbështetje të qytetarëve ukrainas, në një vjetorin e nisjes së agresionit rus.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë dhe ambasadorë të vendeve tën dryshme të botës në vendin tonë, të cilët kanë mbajtur dhe fjalën e tyre.

Gjatë fjalës së tij, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim edhe njëherë ka theksuar se Shtetet e Bashkaura të Amerikës qëndorjnë krah Ukrainës dhe popullit Ukrainas.

Sipa Kim Amerika dhe e gjithë bota s’kanë për të harruar qytetet e shkatërruara në Ukrainë, rrëmbimet dhe dhunën seksuale të ushtruar në Ukrainë nga Rusia.

“Vetëm pak ditë më parë presidenti Biden shkoi në Kiev dhe nuk dueht të ketë snjë dyshim se ku qëndrojnë SHBA dhe ccfarë besojnë SHBA, ne qëndrojmë me Ukrainën, popullin e urkainës. Jemi me ata sëbashku për lirinë.

Nuk duhet të ketë dyshime që ne do të jemi me popullin e Ukrainës, do të qëndrojmë me këto parime për sa kohë të nevojitet. Biden i kujtoi botës që Putini e kishte tërësiht gabim. Putini mendonte se Ukraina ishte populli më i dobët, por e kishte gabim pasi ështëp opulli më i ofrtë. E kishte gabim që mendoi se Perëndimi ishte i përccarë.

Ai mendoi se mund të qëndronte më gjatë vend e por e kishte gabim. Populli i Ukrainës ka dalë tja dalë përgjatq 1 viti të vështirë.  Posteri para nesh shkruan Tirana qëndron me  Ukrainën, por të gjithë qëndrojnë me Ukrainën, Shqipëria qëndron me Ukrainën, Shba qëndron me Ukrainën e gjithë bota qëndron me Ukrainën. Ne e kemi parë dhe nuk do harrojmë qytetet, kemi parë raportet, dhunën seksuale, rrëmbimet, vrasjet në masë, nuk do i harrojmë këto dhe do sjellim së bashku liri dhe drejtësi”, tha Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll