Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Putin njeh si të PAVARURA rajonet e shkëputura nga Ukraina, Borrell i bën thirrje: Respekto ligjin ndërkombëtar; Macron mbledh Këshillin e Sigurisë së Francës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus Vladimir Putin ka njohur si shtete të pavarura rajonet juglindore të Ukrainës, Luhanskun dhe Donetskun, duke prishur një marrëveshje ekzistuese paqeje dhe duke rrezikuar sanksione më të rënda nga BE dhe SHBA.

Sipas kryetarit të Partisë Komuniste në Kinë, Zyuganiv, Rusia do t’ë përdorë ushtrinë e saj për të mbrojtur Luhanskun dhe Donetskun.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se Kremlini e ka zyrtarizuar vendimin, ndërkohë që Ukraina ka reaguar dhe ka thënë se do të kundërshtojë çdo vendim të Rusisë për të njohur pavarësinë e territoreve dhe do ta njohë këtë veprim si një vendim rus për të dalë nga marrëveshjet e Minskut, marrëveshja e paqes e nënshkruar në vitin 2015 që duket pranë kolapsit.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Putin që të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet e Minskut.

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit Putin të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet e Minskut dhe presim që ai të mos njohë pavarësinë e rajoneve të Luganskut dhe Donetsk,” u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ndëkrohë, Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurisë së Francës, ku do të diuskutohet në lidhje me veprimet e ardhshme të Francës dhe NATO-s në Ukrainë.

Më shumë




spot_img








spot_img