Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

“Putin dëshiron të marrë botën me vete kur të vdesë”, eksperti pranë Kremlinit PARALAJMËRON: Vendimi për armët bërthamore është marrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vladimir Putin dëshiron të marrë botën me vete kur të vdesë dhe tashmë ka marrë vendimin për të përdorur armë taktike bërthamore në Ukrainë.

Kështu është shprehur eksperti i Kremlinit, Valery Solovey, vetëm një ditë para ditëlindjes së 70-të të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kjo vjen pasi kishat ortodokse ruse janë urdhëruar të mbajnë shërbime të veçanta lutjesh për shëndetin e tij të shtunën, pavarësisht se Kremlini këmbëngul se ai është i shëndetshëm.

“Vendimi në parim për përdorimin ose demonstrimin e armëve bërthamore taktike është marrë,” tha Dr Solovey, i cili është konsultuar nga ambasadat perëndimore në Moskë pas pretendimeve për gjendjen shëndetësore të Putinit.

Ai pretendoi se situata aktuale është më e rrezikshme dhe më afër ‘apokalipsit bërthamor’ sesa gjatë krizës së raketave kubane gjatë Luftës së Ftohtë.

“Shkaku është presidenti rus Vladimir Putin, i cili synon seriozisht të demonstrojë aftësitë e armëve bërthamore  armët taktike bërthamore”, tha ai. “Putini nuk mund ta lejojë veten të mposhtet. Atij i kanë mbetur dy mjete në mëngë   mobilizimi, të cilin ai po përdor [dhe] armë bërthamore”.

Ndërkohë, më tej ai tha se prej kohës Putin po vuan nga sëmundje të rënda duke përfshirë kancerin, sëmundjen e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv.

Më shumë




spot_img








spot_img