Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Putin censuron mediat, jep urdhër të fshijnë nga artikujt fjalët “pushtim” ose “sulm”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjencia ruse e monitorimit të mediave, Roskomnadzor, i urdhëroi mediat që t’i fshijnë raportet që përdorin fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte”, për të përshkruar inkursionin e paprovokuar ushtarak të Rusisë në Ukrainën fqinje.

Agjencia tha se ka nisur hetime për “përhapjen e informacioneve jo të besueshme” kundër gazetës së pavarur Novaya Gazeta dhe mediave të tjera, si: Ekho Moskvy, InoSMI, Mediazona, Neë Times e Dozhd, shkruan REL.

Këto media akuzohen për publikimin e “informacioneve të pasakta në lidhje me granatimet e qyteteve të Ukrainës dhe viktimat civile në Ukrainë, si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse”.

Nëse mediat refuzojnë t’i fshijnë raportet, Roskomnadzor kërcënoi se do t’i bllokojë ato.

Roskomnadzor tha se mediat mund të gjejnë “informacione të besueshme” vetëm nga “agjencitë zyrtare të informimit”.

Rreth 100 gazetarë rusë, duke përfshirë disa nga mediat shtetërore si TASS dhe RT, nënshkruan një letër të hapur, duke dënuar “operacionin ushtarak që Rusia ka nisur kundër Ukrainës”.

Një ditë më parë, Roskomnadzor paralajmëroi se qasja në Facebook në Rusi do të kufizohet, sepse gjiganti i mediave sociale ka bllokuar llogaritë zyrtare të disa mediave shtetërore ruse, përfshirë RIA Novosti-n dhe kanalin televiziv të Ministrisë së Mbrojtjes, Zvezda.

Gati 700,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion rus në internet, duke bërë thirrje që publiku të flasë kundër luftës në Ukrainë.

Qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për humbjet ushtarake ruse gjatë ofensivës në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img