Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Putin arrin marrëveshjen, Rusia do vendosë armë bërthamore në Bjellorusi

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur një marrëveshje me Bjellorusinë fqinje për të instaluar armë bërthamore në territorin e saj.

Lajmin e ka bërë me dije agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar një deklaratë të presidentit rus.

“Një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore,” tha Putin, duke vënë në dukje se SHBA ka instaluar armë bërthamore në territorin e aleatëve të saj evropianë.

“Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve bërthamore në vendin, i cili kufizohet me Poloninë,” tha ai.

Putin është shprehur se Rusia do të ketë përfunduar ndërtimin e një objekti të ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi deri më 1 korrik, duke shtuar se vendi i tij nuk do të transferojë kontrollin e armëve në Minsk.

Më shumë