Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Putin aneksoi 4 rajone të Ukrainës, SHBA “godet” me samksione Rusinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA, Joe Biden, dënoi sot përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës dhe njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Pas aneksimit të zonave ShBA vendosi të sanksionoj disa persona dhe kompani, duke përfshirë anëtarë të legjislativit, ushtrisë dhe bankës qendrore të Rusisë.

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se vendosi sanksione ndaj 14 personave në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, dy drejtuesve të bankës qendrore të vendit, anëtarëve të familjeve të zyrtarëve të lartë dhe 278 anëtarëve të legjislativit të Rusisë “për mundësimin e referendumeve të rreme të Rusisë dhe përpjekjes për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës”.

Thesari lëshoi ​​gjithashtu udhëzime duke paralajmëruar për rritjen e rrezikut të sanksioneve ndaj atyre jashtë Rusisë nëse ata ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për Moskën.

Shtetet e Bashkuara vepruan pasi presidenti rus Vladimir Putin sot shpalli aneksimin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke shpallur sundimin rus mbi 15% të Ukrainës.

Më shumë




spot_img








spot_img