Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Puthje pasionante dhe plazh në mes të natës! “Shfrenohen” spanjollët, ja si i japin fund izolimit 6-mujor nga pandemia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fundjavën që lamë pas 17 rajone të Spanjës lehtësuan kufizimet e vendosura për shkak të situatës së pandemisë.

Ky vendim është pritur me gëzim dhe festë nga shumica e spanjollëve. “Të shfrenuar” spanjollët kënduan dhe vallëzuan në rrugët e Madridit pa maska.

Policia u detyrua që të lëvizte qytetarët nga sheshi qëndror i i qytetit, Puerta del Sol dhe të ruanin rendin, në këto grumbullime masive.

Në Barcelonë, njerëzit u drejtuan drejt plazhit në mes të natës, për të festuar fundin e mbylljes gjashtë-mujore.

Nga fotografitë e publikuara në rrjet shihen qartë çifte të cilët kanë shkëmbyer puthje në mes të rrugës duke gëzuar lirinë që prej muajsh u kishte munguar.

Vendimi për të lehtësuar kufizimet e koronavirusit do të thotë që njerëzit në Spanjë tani mund të udhëtojnë midis rajoneve të ndryshme.

Restorantet dhe baret mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 11:00, megjithatë në një tavolinë nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër persona dhe kosumimi i ushqimit në ambiente të mbyllura kufizohet në 30%.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img