Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Puthje e përqafime mes deputetëve, “shpërthen” Murrizi: O njerëz mos u zemëroni me njëri-tjetrin për hatër të atyre që iu duan sa për të siguruar karrigen e menderes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka ironizuar deputetët e PS dhe PD të cilët janë përqafur pas ka mbaruar numërimi i votave.

Në një postim në Facebook, Murrizi ka publikuar një video, ku shfaqen disa prej deputetëve fitues duke i dhënë dorën njëri-tjetrit dhe ngre shqetësimin lidhur me militantët e partive, të cilët sipas tij kacafyten e shkojnë deri në vrasje, të nxitur nga partitë. 

Murrizi u bën thirrje shqiptarëve duke u thënë mos rrini të zemëruar me njëri-tjetrin për “hatër të atyre që bëjnë sikur zihen 30 ditë në çdo katër vjet sa  për të siguruar karrigen e menderes”.

Postim i plotë i Myslim Murrizit:

Shume mire qe perqafohen deputetet e PD dhe PS pasi sigurojne karriket ne kuvend dhe kjo duhet te jete klima politike ne nje vend normal formalisht demokratik, se kundershtari politik nuk eshte as armik e as hasem

Po militanten pse i shtyjne ne sherre kacafytje e deri ne vrasje per 30 vjet rresht???????

Se keta mes njeri tjetrit kane qysh ne vitin 1945 qe jane bashke pjese te se njenjtit stan por ne vitin 1990 u ndane ne dy tufa

Si ndjehen familjaret e te ndjerit Pjerin Xhuvani kur shohin kete vd???

Po familjaret e te ndjerit Ton Vathi kur shohin ne nje parti, ne nje liste dhe ne nje grup parlamentar Edi Paloken me Shpetim Idrizin???

Po familjaret e te ndjereve Ziver Veizi me shoke te vrare me 21 janar 2011???

Apo kush pyet per fatkeq qe vriten per karriket e qelbura te menderes se fytyrave me te pista te ketij vendi???

Kush pyeti per te ndjerin Arben Broci dhe 3 fatkeq qe u vrane me 2 prill 1991 kur 6 muaj me pas u krijua qeveri e perbashket PS-PD e Ylli Bufit???

Kush pyeti per te ndjerin Arben Vogli te vrare ne fushaten e marsit 1992??

Kush pyeti per minjera viktima te vitit 1997 te vrare nga paloçolleqet mes politikaneve??

Kush pyeti per te ndjerin Arben Misiri te vrare diten e zgjedhjeve 29 qershor 1997 ne qender te votimit??

Shihni mire nga trute o Shqiptare se nga syte me duket se shihni vetem thase mielli dhe leke per vote, dhe mos rrini te zemeruar me njeri tjetrin per hater te ketyre qe bejne sikur zihen 30 dite çdo kater vjet ne fushate,sa te sigurojne karriken e menderes se tyre, pastaj puthen dhe …… bashke gjate gjithe kohes

Thirrjen e kam per QYTETARET jo per nje grusht servilesh ordiner qe çdo fushate enderrojne nje post te qelbur per te vjedhur e grabitur si xhepista Shqiptaret

As per kategorine e peshtire te atyre qe i lepihen çdo deputeti apo pushteti e ju perulen çdo drejtuesi si ura me harqe e Zogut ne Milot

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img