Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Puthje dhe përqafime në KPK, prokurori kalon vettingun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është kthye në një arenë gëzimi, momenti kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë, drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.

Pas vlerësimit të bërë nga KPK, rezultoi se Çano i kalon tre kriteret për Vettingun, pasi rezulton i pastër. Në seancën dëgjimore Çano është vlerësuar po ashtu pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Ndërsa për profesionalizimin, ai është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Sakaq, pas këtij vendimi, familjarët dhe të afërmit e kanë përgëzuar fitoren e prokurorit, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet. Momente këto që nuk u kanë shpëtuar gazetarëve.

Ndërkaq, ditën sotme KPK shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Anila Guri, e cila ishte edhe kandidate për gjykatën Kushtetuese.

whatsappimage2019-07-19at94047am1.jpeg

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img