Hapësire reklamuese


Bota

Pushtimi i Ukrainës, momenti kur raketa ruse godet pallatin në Kiev, dhjetëra të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Pushtimi i Ukrainës, momenti kur raketa ruse godet pallatin në Kiev,

Ukraina po jeton kohë të vështira, teksa po përballet me ditën e tretë të pushtimit rus.

Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës thotë se një predhë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në Lobanovsky Avenue 6, në qendër të Kievit.

Videoja e shpërndarë nga shërbimi për shtyp i presidentit Volodymyr Zelensky tregon se raketa shpërthen në një banesë private. Një pjesë e madhe e ndërtesës ishte shembur nga këndi i djathtë i pronës. Ka dhjetëra të plagosur, ndërsa numri i viktimave nuk dihej.

Ndërsa në një video tjetër shihet sesi zjarrfikësit ndihmojnë të plagosurit, duke i nxjerrë mga rrëmojat.

“The Guardian” shkruan se sipas kryebashiakut të Kievit gjatë sulmeve të mbrëmshme 35 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese