Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Pushteti është konsumuar”, Fevziu: Është krijuar një rehati e frikshme politike! Rikuperimi i PD-së do kërkojë kohë

Shkruar nga Newsbomb
“Pushteti është konsumuar”, Fevziu: Është

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka komentuar situatën politike në vend, veçanërisht brenda kampit opozitar dhe Partisë Demokratike, duke thënë se kësaj force politike do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.

Fevziu tha se pushteti është konsumuar dhe ka krijuar një “rehati politike” që është e frikshme. Sipas tij, zgjedhjet vendore do të ishin një moment i mirë për PD-në nëse do të kishte hyrë e bashkuar, ndërkohë që qeveria ndodhet në një gjendje jo të mirë.

“Ata kanë shpallur një vendim dhe janë investuar në këtë çështje. Sepse ambasadorja amerikane i kërkoi Bashës që Berisha të mos ishte në grupin parlamentar, që për mendimin tim mund të mos e kishte bërë, pasi Berisha është zgjedhur deputet. Nëse do të ishte regjistruar dhe kishte marrë vulën PD e Berishës, sa konkurruese do të ishte sot në këtë gjendje që është qeverisja e Ramës?! Padurimi për t’i kërkuar PD-së të vetëngrihet si feniksi është e pamundur. PD shkon të konkurrojë në 61 Bashki që i ka të gjitha maxhoranca. PD nuk ka asnjë këshlltar, rikuperimi i këtyre gabimeve do t’i marrë kohë PD-së.

Pushteti është i konsumuar, ka krijuar një stabilitet që është i frikshëm për vendin, është një rehati politike. Ka një mungesë të fortë të dhënies së llogarisë, nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga maxhoranca. Por ki parasysh që nuk jemi në zgjedhje të përgjithshme”, tha ndër të tjera Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese