Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

PUSHTETARËT LAKURIQ!

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.

Pesë njerëzit më të pushtetshëm të politikës shqiptare, tashmë nuk kanë asnjë “rrobë” që t’u mbulojë karakterin, personalitetin, formimin, afësitë, ambiciet dhe ligësinë.

Ata po e jetojnë jetën e tyre publike krejtësisht të zhveshur, “lakuriq”!

Problemi është se nga e keqja, shqiptarët po mësohen me lakuriqësinë e tyre, duke shpresuar se dikur “nuditeti” do t’u kthehet në disfavor dhe një nga një ose në grupe, do të zhduken nga politika! Në fakt, ngjarjet e kohëve të fundit vulosën një teori të formuluar herët, por ende të pavërtetuar:

“Pushtetarët e vjetër nuk largohen nga pushteti as me votë, as me protesta, as me dorëheqje. Ata mund t’i shkulë nga karrigia vetëm burgu ose qoftëlargu, nga dora e robit ose nga ‘bileta’ e Zotit!”

Duke qenë se të pestë jetojnë në dimensione delirante ‘pavdekësie’, secili në mënyrën e vet, ata i druhen vetëm burgut, ide të cilën e kanë menaxhuar shkëlqyeshëm: ata kanë ardhur në pushtet duke pasur si kolonë qendrore të fushatave të tyre burgosjen e kundërshtarëve të korruptuar, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, pavërësisht se “kalorësit” kanë “këmbyer kuajt” e pushtetit disa herë ne njeri-tjetrin. Kuptohet, gjatë këmbimit të kuajve, kanë këmbyer edhe garancitë për mosburgosje, sipas parimit “në ato maja rripa rripa, një herë më hipe, një herë…”!

Pjesa tjetër është shou i shëmtuar politik!

Ata që e ushqejnë dhe e pëlqejnë këtë lloj spektakli, janë vetëm injorantët, hallexhinjtë, delenxhinjtë, interesaxhinjtë dhe përfituesit direkt të parasë publike!

Qytetarëve që nuk bien në kategoritë e mësipërme, ky spektakël me aktorë (tashmë) lakuriq, ua ka sjellë zorrët tek fyti!

Shpresa shumëvjeçare se këta “do të hanë kokat e njeri-tjetrit” po rezulton e kotë; ata janë po kaluar, çdo ditë edhe më të pasur e të pushtetshëm. Të vetmet që po “hahen” janë kokat tona, duke pritur nga kjo lukuni ujqish të pangopur që të ushqejë e të mbrothësojë kopenë të cilës i përkasim, ta dërgojë atë në kullotën “e praruar” evropiane… gjepura! Ata kanë vetëm një qëllim, të zgjasin sa më tepër vitet e “sundimit” të tyre, duke luajtur në skenë qoftë edhe lakuriq, shfaqet teatrale (tashmë të pabesueshme) me emrat demokraci, pluralizëm politik, zgjedhje të lira…!

Duke ndjerë se spektatorët e këtyre shfaqjeve po pakësohen në numër, nuk po u besojnë më dhe janë gati t’u gjuajnë me domate, pushtetarët po heqin nga trupi i tyre teshat intime dhe recitojnë dialogje edhe më vulgare sesa më parë, për të dhënë kinse idenë që ata “po theren” mes tyre vetëm për të mbrojtur interesat e shqiptarëve!

Sot kemi një kryeministër që e ka “zhdoganuar” lakuriqësinë e vet dekada më parë, madje e ka përdorur me sukses këtë lakuriqësi fizike dhe shpirtërore për të marrë e për të mbajtur pushtetin.

Kemi një kryetar kryebashkie, i cili… nuk di.

Sot kemi një kryetar de jure të partisë më të madhe opozitare i cili këto dy muaj ka hequr nga trupi i tij “i rezervuar” politik 90% të rrobave, duke i mbajtur “hallatet” me dy duar, si lojtarët e futbollit në mur, duke shpresuar se kundërshtari nuk ka fuqi të godasë më “ence”!

Sot kemi një kryetar de jure të partisë më të madhe opozitare, të cilit, për halle shtëpie, i duhet patjetër edhe vula e asaj partie. Ai është i gatshëm që të godasë “hallatet” e atij më sipër jo vetëm me top, por edhe me shkelm, po të jetë nevoja. Ai bëri sikur “u vesh” në 8 vite, por u zhvesh cullak në vetëm “dy muaj”, se ashtu ia “don puna”!

Kemi edhe një president të republikës, i cili nuk po mban më asgjë sekret. As shtetëror, as privat!

Zoti e bëftë mirë për të gjithë!

Më shumë