Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Pushohen tre kallëzimet e Mynyr Konit kundër Dhori Kules: S’ka vepër penale

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6c0c68afc12510550aec589881a422f1

Përfundon beteja ligjore mes Mynyr Konit dhe Dhori kules pasi prokuroria e Tiranës thotë se s’ka gjetur asnjë vepër penale.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Prokurorisë për të mbyllur hetimin ndaj ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, njëherësh dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule.

Në tre kallëzimet e Konit kundër Kules pretendohej se ish-rektori kishte abuzuar me detyrën, gjatë proçedurës së prokurimi të “Informatizimit të Universitetit të Tiranës”. Tenderi u fitua kompanitë “BNT Electronic” dhe “Intech”, raporton “OraNews”. Por ai pretendonte se kompanitë nuk i kishin paisur me të dhënat, në mënyrë që ata të aksesonin serverin e institucionit.

Gjithahtu një tjetër kallëzim që Koni akuzonte Dhori Kulen, bën fjalë për rregjistrimin e 25 studentëve pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë, studentë këta që rezultonin se nuk ishin shpallur fitues farë në sistemin elektronik të ministrisë së Arsimit dhe Sporteve

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img