Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pushkë, automatik dhe fishekë në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Pushkë, automatik dhe fishekë në banesë, arrestohet

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi  V. K., 57  vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.  

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.  

Finalizohet operacioni policor i koduar “Markatomaj”.

Operacioni nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. K., 57  vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll