Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pushimet kthehen në tragjedi për gruan nga Tirana, pëson infarkt buzë detit në Vlorë dhe ndërron jetë

Shkruar nga Newsbomb
Pushimet kthehen në tragjedi për gruan nga Tirana, pëson infarkt

Një grua nga Tirana ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të shtunë në Vlorë, pasi ka pësuar infarkt teksa qëndronte buzë detit. 54 vjeçarja me inicialet I.Y ka qenë duke pushuar në zonën e Ujit të Ftohtë, por këto pushime janë kthyer në tragjedi për të.

Ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka pësuar infarkt. Në këto kushte është dërguar me urgjencë në spital dhe aty është konfirmuar se ajo ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Sot, rreth orës 12:20, në lagjen "Uji i Ftohtë", shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës", njofton Policia për rastin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll