Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

“Pushime si qëmoti”, Rama merr vendimin e rëndësishëm për plazhet, zhduk shezlonët e çadrat private

spot_img

Lajme të ngjashëm

275625707353dba71b38e4995025245f

Kryeministri Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme se plazhi këtë sezon do të jetë ndryshe nga vitet e mëparshme për shkak të situatës së covid-19.

Në emisionin Opinion, kryeministri tha se këtë sezon nuk do të ketë kontrata private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Gjithashtu, sipas Ramës plazhi do të bëhet “si qëmoti” sepse ato do jenë krejtësisht publike dhe të shqiptarëve.

“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike. Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur, që i thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj 5 euro të hysh këtej e të dalësh andej, 7 euro peshqiri, dy euro jastëku. Plazhet do t’i kenë shqiptarët”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Më shumë

spot_img