Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Pushime me familjen, Rudina Magjistari si rrallëherë publikon foto me bashkëshortin

Shkruar nga Newsbomb
Pushime me familjen, Rudina Magjistari si rrallëherë publikon foto me
Rudina Magjistari

Moderatorja Rudina Magjistari këtë fillim muaji ka nisur pushimet me familjen e saj.

Ajo ndodhet në Sarandë dhe përmes rrjeteve sociale ka ndarë me ndjekësit foto nga vendi turistik. Rudina tregon se vajza e saj Mia po e viziton Butrintin për herë të parë, dhe në foto duket shumë e gëzuar.

Mirëpo si rrallëherë dhe pas shumë kohësh, moderatorja ka publikuar edhe foto me bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami.

Ajo është e rezervuar përsa i përket jetës private, por sot ka zgjedhur që ta thyejë "heshtjen". Në Instagram ajo publikon më shumë foto të jetës profesionale, ndaj fotot e fundit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë nguruar të japin pëlqime dhe komente pozitive.

Ata të dy shfaqen të qeshur në foto teksa krah postimit Rudina ka publikuar një zemër.    

ata.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll