Pushime me familjen, Rudina Magjistari si rrallëherë publikon foto me bashkëshortin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:13 03-08-2020 Pushime me familjen, Rudina Magjistari si rrallëherë publikon foto me bashkëshortin Rudina Magjistari

Moderatorja Rudina Magjistari këtë fillim muaji ka nisur pushimet me familjen e saj.

Ajo ndodhet në Sarandë dhe përmes rrjeteve sociale ka ndarë me ndjekësit foto nga vendi turistik. Rudina tregon se vajza e saj Mia po e viziton Butrintin për herë të parë, dhe në foto duket shumë e gëzuar.

Mirëpo si rrallëherë dhe pas shumë kohësh, moderatorja ka publikuar edhe foto me bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami.

Ajo është e rezervuar përsa i përket jetës private, por sot ka zgjedhur që ta thyejë "heshtjen". Në Instagram ajo publikon më shumë foto të jetës profesionale, ndaj fotot e fundit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë nguruar të japin pëlqime dhe komente pozitive.

Ata të dy shfaqen të qeshur në foto teksa krah postimit Rudina ka publikuar një zemër.    

ata.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095760822296143
array(1) { ["section"]=> string(89) "pushime-me-familjen-rudina-magjistari-si-rrallehere-publikon-foto-me-bashkeshortin-215974" }