Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punuan si bukëpjekës dhe ndërtim pastaj përfunduan në “shtëpi bari”, burg për 2 shqiptarët në Angli (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Punuan si bukëpjekës dhe ndërtim pastaj përfunduan në

Dy shqiptarë, Amarild Nezha dhe Gridi Fatia janë arrestuar në Angli janë dënuar me nga dy vite burg pasi u kapën në një fermë kanabisi.

Sipas medieve të huaja, Nezha dhe Fatia jetonin në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe në Berkshire. Mësohet se ata kishin montuar një “shtëpi bari” në zonën e Ëindsor, ku dhe u kapën në flagrancë nga policia duke rritur kanabis.

Autoritetet sekuestruan gjatë kontrollit fizik rreth 267 bimë kanabisi me vlerë gati 800 mijë paund. Ata u arrestuan nga policia dhe tani, sipas medieve britanike, dy shqiptarët do të kenë mundësinë e deportimint pasi të shlyejnë dënimin.

Sakaq, Amarild Nezha dhe Gridi kishin shkuar në Angli në mënyrë ilegale duke paguar një shumë të caktuar parash, ku më pas kishin punuar në ndërtimin dhe në profesionin e bukëpjekësit para se të përfshiheshin në prodhimin e lëndëve narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese