Një 73-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se 73-vjeçari është arrestuar pasi duhet të shlyente një dënim me 2 vjet dhe 1 muaj burg për shpërndarje kokainë.
Mësohet se urdhri për arrestimin e të moshuarit është dhënë nga Gjykata e Triestes.
Në vazhdim të operacionit, në shtëpinë e tij u krye një kontroll dhe aty u gjetën 300 gramë kokainë e pastër dhe 100 gramë substancë prerëse për të.