Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Punonte si murator, shqiptari kapet me DROGË në Itali

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi akuzohet për trafik droge.

Arrestimi i shqiptarit, i cili punonte si murator,u bë pas disa javësh hetimi dhe vëzhgimi nga policia në Roça di Papa.

50-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik shiste kokainë të cilësisë së lartë. Lënda narkotike shitej në qendrën historike dhe në zonën periferike të fshatit bregdetar Castelli Romani.

50-vjeçari i cili prej shumë vitesh jetonte dhe punonte me familjen në Castelli Romani ishte punëtor ndërtimi, por prej disa muajsh kishte filluar aktivitetin e shitjes së drogës.

Droga shitej tek të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, por edhe tek personat më të rritur, burra dhe gra. Shqiptarit iu sekuestruan 60 doza kokaine dhe 5 mijë euro.

 

Më shumë

spot_img