Hapësire reklamuese

Rajoni

Punonte për BOSIN mafioz në Beograd, arratiset drejt Shqipërisë polici serb

Shkruar nga Newsbomb
Punonte për BOSIN mafioz në Beograd, arratiset drejt

Polici serb, Danilo Stojanoviç, i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit kriminal serb të Darko Shariqit, ka kaluar sot nga Mali i Zi për në Shqipëri.

Policia në Mal të Zi informoi se dje rreth orës 09:30 në pikën kufitare Grnçar, në dalje nga Mali i Zi, policia kufitare ka kontrolluar automjetet me targa malazeze të drejtuar nga V.R. (43), në të cilin Stojanoviç ishte shofer,  ndërsa me vete kishte dokumente serbe.

“Policët pas këqyrjes së dokumenteve personale e kanë drejtuar veturën në korsinë e dytë të kontrollit kufitar, pas së cilës D.S. ka dalë nga automjeti dhe është larguar. Paraprakisht, D.S. më 14 prill ka hyrë në Mal të Zi nga drejtimi i Republikës së Serbisë në vendkalimin kufitar të Draçenovçit. Vërejmë se në momentin e kontrollit të këtij personi, në hyrje të Malit të Zi më 14 prill dhe në dalje nga Mali i Zi më 17 prill, ndaj tij nuk ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Mediet vendase shkruajnë se Danilo Stojanoviç dhe Milutin Radovanoviç u larguan nga Serbia dy orë para se të arrestoheshin nga kolegët e tyre, të dyshuar se ishin pjesë e klanit kriminal të Darko Sariçit. Ata kanë kaluar kufirin përmes Serbisë dhe Malit të Zi rreth orës 03:30 të mëngjesit të djeshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu