Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Punonte në ndërtim, biznesmeni grek nuk i dha paratë që i takonin; zbardhet dënimi në Greqi i kryebashkiakut të Mallakastrës

Lajme të ngjashëm

Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës rrezikon të humbë mandatin pasi nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi, në vitin 1999. Prokuroria i dërgoi dje rezultatet e hetimit KQZ dhe vërtetonte se Ismailaj ka qenë i dënuar në shtetin fqinj.

Sot, është zbardhur dhe arsyeja e dënimit të kryebashkiakut socialist në Greqi.

Fax News ka siguruar dokumentin që tregon se Qerim Ismailaj punonte dhe jetonte në ndërtim në ishullin grek Hiot para viteve 2000. Aty, Ismailaj është njohur dhe më një biznesmen dhe ka punuar për të. Mirëpo, pas përfundimit të punimeve, kryebashkiaku i Mallakastrës duhet të merrte paratë që i tanonin.

Pronari grek ka refuzuar ta paguante dhe mes tij e Qerim Ismailajt ka nisur një debat. Gjatë përplasjes, biznesmeni grek është rrëzuar mbrapsht dhe ka marrë plagë në kokë. Po ashtu, i lënduar ka mbetur dhe Ismailaj i cili ka përfunduar në spital.

Biznesmeni grek ka bërë kallëzim dhe gjykata nisi ndaj tij proces hetimor, por kryebashkiaku i Mallakastrës nuk u arrestua pasi ndodhej në spital. Pas asaj ngjarje, Qerim Ismailaj është rikthyer në vendlindje dhe ka punuar fillimisht si mësues dhe më pas si kryetar komune i fshatit Çorrush, Mallakastër për disa mandate, shkruan newsbomb.al.

Sipas verifikimeve të Prokurorisë, rezulton se i akuzuari Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklarua fajtor dhe është dënuar me 3 (tre) vite burgim për veprën penale të “Konfliktit “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë.

Po ashtu, organi i akuzës në Shqipëri, thotë se vepra penale për të cilën Ismailaj është dënuar me 3 vite burg, në vendin tonë i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga ne 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”.

Lexo edhe: “Digjet” një tjetër kryebashkiak socialist, Prokuroria: Rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi


Më shumë