Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Punonjësit nuk heqin dorë nga greva, gjendja shëndetësore e rëndë: Pa lekët, të vdekur dalim nga këtu, do ketë viktima

spot_img

Lajme të ngjashëm

Punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët e Ballshit nuk heqin dorë nga greva edhe pse gjendja shëndetësore është e rënduar.

 

Ka hyrë në ditën e shtatë greva e punonjësve të nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura.

Punonjësit e Poçemit pretendojnë se janë 27 rroga të papaguara dhe kjo i ka shtyrë të futen në grevë urie, pasi nuk mund të sigurojnë as ushqim për fëmijët e tyre.

Janë 14 punonjës të këtij nënstacioni në Poçem, të cilët thonë se nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje. Dhe pse shtatë ditë në grevë asnjë institucion nuk ka reaguar në lidhje me grevën.

Mjekja ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë nga mos-ngrënia.

Punonjësit pohojnë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në momentin që do të marrin një zgjidhje.

Kujtojmë se grevës së punonjësve të Poçemit i janë bashkuar edhe naftëtarët e Ballshit.

Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e tretë të grevës së urisë. 10 punonjës në grevë ata kanë 6 muaj pa marrë rrogën ndërsa në total janë 22 deri në 24 paga pa marrë nga kompani të ndryshme.

Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar ndihmën mjekësore.

‘Bukën po kërkojmë bukën të na japin. Refuzuam ndihmën mjekësore për t’i treguar Edi Ramës se o lekët ose do dalim të vdekur nga këtu, do kemi viktima,” ka thënë njëri nga punonjësit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img