Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punonjësit mbetën të lënduar teksa punonin, Policia sqaron ngjarjen në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Punonjësit mbetën të lënduar teksa punonin, Policia sqaron

Policia e Fierit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure ku disa punonjës të një kompanie për prodhimin e sitemit elektrik dhe të pjesë automobilisitke janë ndjerë keq.

Sipas njoftimit zyrtar nga blutë e këtij qyteti mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 ku punonjësit e kësaj kompanie shfaqën probleme shëndetësore dhe kërkuan ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se kanë pësuar skuqje lëkure në krah si pasojë e rekasionit nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës në kompaninë që operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet dhe jo asfiksim siç u raportua më herët.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

LEXO EDHE: Asfiksohen punonjësit brenda kompanisë koreane në Fier

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

 7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese