Punonjësit e OSHEE në Krujë në vazhdën e kontrolleve intensive për minimizimin e humbjes së energjisë elektrike kanë konstatuar në fshatin Derven një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit.
Në momentin që kanë konstatuar banesën, punonjësit kanë njoftuar menjëherë policinë.
Si pasojë janë shpallur në kërkim shtetasit H.Xh dhe B. Xh, pronarë të kësaj shtëpie pasi në të nuk banonte njeri.
Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100 bimë kanabis sativa që rritej nëpër vazo.
OSHEE Krujë i bën thirrje të gjjthë qytetarëve që të raportojnë dhe denoncojnë çdo rast të tillë apo çdo lloj kundravajtje në mënyrë që të minimizohen humbjet në rrjet.