Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Punonjësit e Albpetrol në protestë, kompania përfitoi nga COVID-19 dhe uli pagat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9037c8d1e02fe450f789ed6d2b91013f

Punonjësit e kompanisë “Albpetrol” kanë dalë në protestë ditën e sotme në qytetin e Fierit, pasi kompania u ka ulur rrogat me pretekstin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Punonjësit thonë se janë njoftuar vetëm me email për uljen e pagave në minimum, pasi ata do të marrin tashmë vetëm 260 mijë lekë të vjetra, aq sa është paga minimale në Shqipëri.

Edhe pse kanë qenë çdo ditë në krye të detyrës, duke punuar dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve për shkak të COVID-19, sërish kompania ka vendosur të mos ua japë rrogat e plota.

Nënave me fëmijë, personave që kanë punuar nga terreni dhe ata që kanë punuar nga shtëpia do të paguhen me pagë minimale 260 mijë leke, ndërsa te tjerëve do t’u hiqet 60 përqind e pagës.

“Albpetrol” nuk i kishte lajmëruar më herët punëtorët e saj, por vendimin ua ka dërguar me email vetëm në ditët e fundit.

Kopmania ka gjithsej 2300 punonjës, të cilët tashmë po kërkojnë të drejtat e tyre në rrugë, edhe pse rreziku i koronavirusit ua vështirëson grumbullimin.

Më shumë

spot_img
spot_img