Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Bëhet me dije se një punonjës i prokurorisë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me kabinën elektrike në Ishull Lezhë, më pas ka lëvizur e është përplasur me një tjetër makinë.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Jetmir Shahini është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Nga goditja e kabinës, ka ngelur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit.
Dyshohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.