Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punonjësi i komunales shkon i gjakosur për kallëzim, Policia e Fierit: Thotë se e ka rrahur shefi, NUK ka pranuar të firmosë një formular

Shkruar nga Newsbomb

Një punonjës i ndërmarrjes së komunales, Bashkia Patos, është paraqitur në Policinë e Fieri dhe ka bërë kallëzim se është dhunuar fizikisht nga shefi i tij. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se 55 vjeçari Bato Dalipaj është rrahur pasi nuk ka pranuar të firmosë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë e Fierit dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit Bato Dalipaj po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

[caption id="attachment_694329" align="alignnone" width="1001"] Punonjesi i dhunuar, Bato Dalipaj[/caption]

Më herët, gjatë pasdites së sotme deputeti demokrat Luan Baçi ka denoncuar në media se Bato Dalipaj është dhunuar për një formular votash. Sipas 55 vjeçarit të dhunuar, shefi Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të firmosë për votat e anëtarëve të familjes dhe pasi Dalipaj nuk ka pranuar, është rrahur me grushte e shkelma.

Lexo edhe: Luan Baçi denoncon nga Patosi: Është dhunuar punonjësi i bashkisë se nuk pranoi të plotësonte formularin me votues

Patos, Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese