Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Punonjësi i IT-së në ministri i çon “live” sms gazetarit: Sistemi MEMEX është thyer, nuk dimë çfarë është prekur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një punonjës IT në Ministrinë e Brendshme i ka dërguar një mesah “live” në emision gazetarit Muhamed Veliu, ku po diskutohet për sigurinë kombëtare.

“Sistemi MEMEX është thyer dhe ende nuk dimë se çfarë është prekur realisht”, është ky meszhi që ka mbërritur në telefonin e gazetarit.

Veliu tregon në emisionin “Top Story” se punonjësi i IT-së thotë përmes mesazhit se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS nga hakerat.

“Është një nga 80 punonjësit e IT-së në këtë ministri, që më tej më thotë se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS”, tregon Veliu.

Hakerat e “Home Land Justice” publikuan ditën e sotme një listë me afro 105 mijë emra personash të dyshuar nga Policia për vepra të ndryshme penale.

Formati i publikimit të këtyre emrave nuk i përket asnjë sistemi në Polici por të dhënat dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit.

Në listat e publikuara janë vetëm foto të personave me gjeneralitete të plota por jo arsyeja se përse ata cilësohen si të dyshuar nga ana e Policisë.

Më shumë




spot_img








spot_img