Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë së Durrësit rrëzohet nga koshi i vinçit dhe humb jetën

Shkruar nga Newsbomb
Punonjësi i Bashkisë së Durrësit rrëzohet nga koshi i

Një 35 vjeçar, punonjës i Agjencisë së Pastrimit të qytetit të Durrësit, ka ndërrruar jetë gjatë detyrës. Shtetasi më inicialet A.L po punonte për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, kur ka rënë nga koshi i vinçit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, teksa 35 vjeçari punonte për prerjen e degëve të pemëve që ndodheshin brenda zonës ku po ndërtohet pedonalja.

"Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese