Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Punonjësi i administratës rrihet BRUTALISHT me shkop bejsbolli në mes të qytetit, Policia indiferente (DENONCIMI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

390741a6f13e0aa733ef127cd959e388

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në 2 tetor në qytetin e Vlorës, ku një punonjës i administratës është dhunuar brutalisht nga dy persona të paidentifikuar.

Denoncimi vjen në Newsbomb.al si një kambanë alarmi për policinë e qytetit, që rreth një javë pas ngjarjes së rëndë, duket se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët.

O.Kafazi, me detyrë ekonomist në Ujësjellësin e qytetit, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij me biçikletë, teksa në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, dy persona i kanë zënë pritë duke e sulmuar befasisht me sende të forta në mënyrë barbare.

Ai nuk ka mundur t’i identifikojë, për shkak se goditjet e para kanë qenë të forta, në kokë, dhe ai ka rënë thuajse pa ndjenja në tokë. Për aq sa ai kujton, nuk ka asnjë konflikt si në jetën private apo në detyrë që të mund të jetë bërë shkasë.

Megjithatë 35-vjeçari e ka denoncuar në Policinë e Vlorës ngjarjen e rëndë. Pas një jave në spital me plagë të shumta ai është transferuar në banesën e tij. Por sot i trembet një hakmarrjeje të dytë, aq më tepër kur autorët janë ende të lirë dhe të paidentifikuar.

Newsbomb.al mëson se Policia e Vlorës nuk është interesuar ta kontaktojë më 35-vjeçarin, aq më pak t’i ofrojë ndonjë lloj mbrojtje.

Në këto kushte kur ai s’ka asnjë informacion mbi përparimin e hetimeve, i riu shqetësohet si për jetën e tij por edhe të familjarëve teksa kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë

spot_img