Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Punonjës të shëndetësisë, gazetarë dhe mësues në protestë, Greqia “paralizohet” për 24 orë, të gjithë kundër projektligjit të paraqitur në Parlament

spot_img

Lajme të ngjashëm

E “gjithë” Greqia është ngritur në protestë ditën e sotme, kundër projektligjit të paraqitur në Parlament ditën e djeshme për punën.

Projektligji do të minojë të drejtat e punëtorëve, në mënyrë efektive të shfuqizojë rregullin tetë-orësh, të lehtësojë pushimet nga puna dhe të kufizojë të drejtën për grevë.

Mediat greke bëjnë me dije se protesta do të mbahet në dy zona të Athinës, në Selanik, në Kretë dhe Hirakilio.

“Konfederata ka shprehur që në fillim mosmarrëveshjen e saj të fortë me dispozitat e diskutueshme të projektligjit, një projektligj që nëse zbatohet, do t’i jepte një goditje të madhe tregut të punës, autonomisë kolektive, por edhe shoqërisë”, tha konfederata në një deklaratë.

Në protestë do të marrin pjesë gazetarët, punonjësit publik, punonjësit e shëndetësisë, mësues, zyrtarët e gjykatave, farmacistë, puntorët e ndërtimit etj.

Kjo protestë ka “paralizuar” Greqinë, pasi hekurudhat, metro, tramvaji nuk do të jenë në funksion gjatë gjithë ditës. Gjithashtu fluturimet  Olimpike dhe Sky Express kanë ndaluar të gjithë udhëtimet.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img