Hapësire reklamuese

Bota

Punonjës bamirësie nga Britania nisen drejt Shqipërisë me mision të bindin të rinjtë të mos largohen

Shkruar nga Newsbomb
Punonjës bamirësie nga Britania nisen drejt Shqipërisë me

Tabloidi britanik “The Mirror” shkruan se punonjës britanikë të institucioneve të bamirësisë do të vijnë në Shqipëri javën e ardhshme.

Sipas medias britanike, ardhja e tyre ka në fokus emigrimin e qytetarëve shqiptarë, në përpjekje për të mësuar përse ka kaq shumë të rinj nga vendi që emigrojnë drejt Anglisë duke rrezikuar jetën me gomone.

Më tej, “The Mirror” shkruan se studiuesit nga Fondacioni Sanctuary, të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah, janë vendosur për një “mision”, duke kërkuar të gjejnë mënyra për të bindur të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.

Ata do tentojnë që të gjejnë mënyra për të ndihmuar zonat e varfra të vendit, në mënyrë që të rinjtë të shohin një të ardhme në Shqipëri.

Rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria erdhën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone përgjatë kanalit vitin e kaluar.

Dhe nga mijëra të rinjtë që kanë hyrë në sistemin e referimit të qeverisë, 90% thonë se janë viktima të skllavërisë moderne.

Sondazh

Poll