Hapësire reklamuese

Bota

Punonin në “shtëpi bari”, arrestohen dy shqiptarët në Angli

Shkruar nga Newsbomb
Punonin në “shtëpi bari”, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi janë kapur në një “shtëpi bari” që e kishin ngritur në një restorant të vjetër në rrugën Bradshawgate.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Artan Haka, 38 vjeç dhe Juljan Sulaj, 25 vjeç. Policia zbuloi se dy shtetasit shqiptarë po kujdeseshin për qindra bimë kanabisi që i kishin të ndara në 10 dhoma.

Janë sekuestruar rreth 760 bimë gjithsej. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët punën e kishin gjetur në një reklamë në Tik Tok.

Haka pranoi në polici se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në vitin 2020 dhe kishte lëvizur midis Londrës, Birminghamit dhe më pas Boltonit. Haka u dënua me 14 muaj burg, ndërsa Sulaj u dënua me 12 muaj burg për kultivim të lëndëve narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese