Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis shqyrtimin për prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se punon për llogari të një grupi kriminal në Durrës.
KLP do të shqyrtojë nëse Ndoja ka kryer apo jo shkelje ligjore.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama foli ashpër në seancën parlamentare të së enjtes për prokurorin dhe më pas zëvendës-kryeministri Erion Braçe zbuloi emrin.
Ndoja është vënë në shënjestër të krerëve të qeverisë pas akuzave të ngritura ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit Liridon Pula për shpërdorim detyre.
Braçe pretendon se prokurori e ka kërcënuar Pulën të jepte dorëheqjen para se të kallëzohej penalisht.