Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Punimet tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’, ARRSH njofton shoferët: Duke filluar nga e enjtja ndryshon lëvizja e mjeteve, ja cilat janë rrugët që do të përdorni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8953e91e2c279f329eca1794658f86a2

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve se duke filluar nga data 11 mars, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Kjo për shkak të punimeve që po bëhen në këtë aks, tek ish-Sheshi Shqiponja, duke qenë se po vijojnë punimet për përfundimin e unazës. Më poshtë shpjegohet i gjithë itinerari që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në këtë zonë.

Njoftimi i plotë

Plani i Menaxhimit të Trafikut – Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2

Duke filluar që nga data 11 Mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Pasi kalohet rruga “Aleksandi i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek zona e “Ozonit”, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzisues me semafor.

“Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”. Aksesimi për në rrugën “Teodor Keko” do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjell Mashi”.

Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3.0m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.

Automjetet mund të marrin daljen në të djathtë në rrugën “Mikel Maruli”, në të cilën do vendosen barriera betoni.

Rruga “Aleksandri i Madh” do të vazhdojë të jete i hapur për daljen nga Teodor Keko dhe aksesimin e saj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img