Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Punimet për urën e re të Tapizës, shembet e vjetra, Balluku: Kemi marrë masat për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c73de9e6deb0b67877b6e5f97ace5b3

Ura e vjetër e Tapizës ka nisur të shembet, për t’i hapur vendin urës së re që do të ndërtohet në kuadër të planit të rindërtimit. Punimet për ndërtimin e urës së re kanë vijuar sipas planit të miratuar më herët, ndërsa trafiku është devijuar në këtë aks përmes një bypass-i provizor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e kësaj vepre të rëndësishme, e cila është parashikuar të përballojë një fluks të lartë automjetesh.

Ura e vjetër e Tapizës ishte ndërtuar në vitin 1973 dhe në raportin e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me ARRSH dhe Institutin e Ndërtimit pas inspektimit të të gjitha urave në vend, kjo urë u klasifikua tek veprat e amortizuara ndjeshëm. Tërmeti i 26 nëntorit e rëndoi edhe më shumë gjendjen e kësaj ure, duke bërë të domosdoshëm shembjen e saj dhe ndërtimin e urës së re.

“Ne kemi kryer një skanim të të gjitha urave në territorin e Republikës së Shqipërisë, për shkak se janë ura të ndërtuara rreth viteve ’70. Pra shumica e tyre janë ura që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Sigurisht janë ndërmarrë herë pas here riparime dhe mirëmbajte të këtyre urave, por asnjëherë të thella. Kështu që pas skanimit, që kemi bërë gjatë gjithë vitit të kaluar, kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë, duke krijuar kështu tashmë një arkiv, një dosje të mirëfilltë, për secilën nga këto ura dhe duke kuptuar prioritetet që kemi. Por, ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje gjatë tërmetit të 26 nëntorit kështu që u përfshi në programin e rindërtimit”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi se janë marrë të gjitha masat për devijimin e qarkullimit rrugor, duke vendosur sinjalistikën e nevojshme, për të evituar krijimin e trafikut në këtë segment.

“Nuk kemi ndonjë problem me trafikun, pasi bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar bllokime në këto momente. Ndërkohë, për shkak se ura ishte e amortizuar dhe kishte problematika dhe gropa, ishte një pikë ku ne kishim një ngecje të trafikut, ndërkohë që sot rrjedha është normale, pavarësisht se bypassi do të jetë provizor”, u shpreh ministrja Balluku.

Drejtori Verdho, nga ana e tij, bëri të ditur se pas shembjes së urës së vjetër, do të nisë menjëherë puna për ngritjen e pilotave të urës së re.

 “Shembja ka metodologjinë e vet, do fillojmë të zhveshim komplet pjesën e mbi strukturës për të arritur tek nën struktura. Do çmontohen trarët një nga një dhe do depozitohen në vendet e depozitimit dhe do rifillojë ndërtimi i pilave të reja të urës. Do përfitojmë një urë të re me tre hapësira drite nga 40 metra, me 13.2 gjerësi dhe 1.35 m të dy anët e urës do të kemi trotuare”, sqaroi Verdho.

Ura e Tapizës është një urë e rëndësishme për zonën në të cilën ajo ndodhet dhe që përballon një fluks prej afro 50 mijë automjetesh në ditë. Investimi për këtë vepër kap shifrën e 1.5 milionë eurove dhe punimet për ndërtimin e saj do të zgjasin 10 muaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img