ARRSH ka njoftuar devijimin eTrafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, nga dita e hënë datë 8 Janar, deri ditën e premte datë 12 Janar, në kuadër të punimeve që po kryhen në projektin "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)".
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës, për këtë arse po bëhet dhe devijimi.
Policia rrugore do jetë në terren për të shoqëruar me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut duke mos lejuar bllokimin e qarkullimit.
"Në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)", do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 08.01.2024-12.01.2024.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje."
Sondazh
Poll